Futbolli kroat në zi, vdes futbollisti disa orë para ndeshjes

Futbolli kroat në zi, vdes futbollisti disa orë para ndeshjes

Kroacia ka marrë një lajmë të zi. Pas një aksidenti të rëndë trafiku të mërkurën mbrëma në Banovo futbollisti i ri i NK Ban Jelaçiq, 28 vjeçari Ivan Colariç ka mbetur i vdekur.

“Cole ynë i dashur, nuk ka fjalë për të përshkruar gjithçka që keni bërë për këtë klub në këto pesë vjet. Ishte një nder i madh të luaja dhe të gëzohesha me ty, pozitiviteti yt i përjetshëm solli kaq shumë gëzim në klubin tonë të vogël. Ju do të jetoni përgjithmonë në mendimet dhe zemrat tona, ne i urojmë familjes suaj shumë forcë në këto momente të vështira për të gjithë”, ka shkruar skuadra e NK Ban Jelaçiq.

Colariç derisa ishte duke vozitur përgjatë rrugës Banovo për shkak të mjegullës së madhe doli nga rruga dhe goditi një urë prej betoni. Ai vdiq në vendin e aksidentit dhe shoqëruesi i tij 29-vjeçar u plagos lehtë dhe u transportua në KBC Zagreb. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për shokun e tij të skuadrës nga Ban Jelaçiq.

Shpërndaje në: