Futsalli rikthehet me playoff – kampioni shpallet pas tri ndeshjeve

Futsalli rikthehet me playoff – kampioni shpallet pas tri ndeshjeve

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë disa vendime sa i për futsallit.

Kampioni do të shpallet duke zhvilluar sistemin Playoff në mes katër skuadrave të cilat gjenden në pozitat e para nga tabela aktuale e edicionit 2019/20.

Do të zhvillohen vetëm nga një ndeshje gjysmëfinale dhe një ndeshje finale. Ndeshjet do të zhvillohen në teren neutral.

Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen me datën 20 qershor, ku FC Prishtina 01 takohet me rivalin lokal Mabtex Prishtina, ndërsa në ndeshjen tjetër Liburni luan ndaj Pejës.

Ndeshja finale zhvillohet me datën 27 qershor.

Nga Superliga nuk do të largohet asnjë klub, ndërsa nga Liga e Parë do të futen dy klube në Superligë.

FC Liqeni e ka siguruar hyrjen tashmë në Superligë, ndërsa do të zhvillohet një ndeshje mes Alanikut dhe Letaj që të dihet klubi i fundit që do të futet në elitë.

Shpërndaje në: