Gabon Chelsea: Mbajtja e topit dhe rastet nuk fitojnë ndeshje, Burnley barazon me vetëm një rast

Gabon Chelsea: Mbajtja e topit dhe rastet nuk fitojnë ndeshje, Burnley barazon me vetëm një rast

Burnley ka nxjerr një pikë të artë kundër Chelseat në ‘Stamford Bridge’, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11 në Premier League.

‘Të Kaltërit’ dominuan në çdo aspekt, por golat fitojnë ndeshje dhe djelmoshat e Thomas Tuchelit e shënuan vetëm një sot – përmes Kai Havertz në minutën e 33, transmeton Periskopi.

Pavarësisht dominimit, përderisa diferenca ishte vetëm një gol, gjithmonë Burnley ishte në lojë.

Golin e barazimit mysafirët e shënuan në minutën e 80 përmes Vidras.

Pas këtij barazimi, Chelsea mbetet në pozitën e parë me 26 pikë, tri më shumë se Man City në të dytin dhe katër më shumë se Liverpooli në të tretin, por ‘Të Kuqtë’ kanë një ndeshje më pak të luajtur. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: