Gashi fton Konjufcën në LDK: Glauk, t’kanë tradhtu, hajde në LDK

Gashi fton Konjufcën në LDK: Glauk, t’kanë tradhtu, hajde në LDK

Një bisedë e tensionuar është zhvilluar sot mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, pasi ky i fundit votoi pro një mocioni të propozuar nga opozita.

Në momentin e hedhjes në votim të këtij mocioni, kryeparlamentari Konjufca ngriti dorën, duke votuar pro. Pas kësaj, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Abren Gashi, iu drejtua Konjufcës: “hajde kalo në LDK se krejt po dalin”.

“Shih-shih, çka është kjo tradhti more kështu. Glauk, t’kanë tradhtu, hajde në LDK, qu del këndej, qu del në LDK se krejt po dalin”, ishin fjalët e Gashit drejtuar Konjufcës.

Ndryshe, ishte Shefi i Deputetëve të PDK’së, Abelard Tahiri, ai i cili kërkoi që të votohej një mocion, ku propozohej që debati për grevat në arsim të niste menjeherë, në mënyrë që të lirohej salla e Kuvendit për një aktivitet të NDI’së, që ishtë planifikuar të mbahej në sallën e Kuvendit të Kosovës, nga ora 16:00.

 

Shpërndaje në: