Gastronomët anulojnë marshin protestues të paraparë për sot, tregojnë arsyen

Gastronomët anulojnë marshin protestues të paraparë për sot, tregojnë arsyen

Është anuluar marshi protestues i Gastronomëve i paraparë për sot në orën 15:00.

Përmes një njoftimi në Facebook, Këshilli Drejtues i Shoqatës thotë se në momentin kur do të ketë ndryshim të masave atëherë do të ketë edhe organizim të protestave.

Njoftimi i gastronomëve:

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Shoqatës më dt. 04.03.2021, është diskutuar ideja e organizimit të marshit protestues këtë të hënë në ora 15:00 në sheshin Skënderbeu pranë Qeverisë, NË RAST TË ASHPËRSIMIT TË MASAVE AKTUALE (zvogëlimi i orarit të funksionimit të bizneseve, zvogëlimi i shërbimeve, etj).

Qëllimi i këtij organizimi ka qenë kundërshtimi i ashpërsimit të masave Anti-Covid, të cilat ka pasur pritshmëri të merren si pasojë e zhvillimeve dhe paralajmërimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK-së). Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Rrjedhimisht nuk ka protestë.

E theksojmë përsëri!

Në momentin që masat aktuale mund të ndryshojnë, do të ketë organizim të protestave, ku paraprakisht do të ju njoftojmë rreth detajeve tjera.Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

Shpërndaje në: