Gati rikthimi i Adnan Januzajt në Premier League: Këto dy klube po interesohen për të
Adnan Januzaj është shumë afër që të rikthehet në Ligën Premier, pasi po kërkohet nga dy skuadra angleze.
Ish-anëtari i Manchester United ka zgjuar interesimin e skuadrave si Brightoni dhe Southamptoni, sipas asaj që raporton mediumi belg HLN.
Lojtari 25-vjeçar thuhet se nuk është më në planet e Real Sociedadit dhe rikthimi i tij në ligën angleze është i mundur.

Istogasi mund të kalojë në njërën prej skuadrave angleze për shumën e 25 milionë eurove.



