Gazeta serbe ia bën rrafsh vetës: Brazili ndëshkoi ‘trimat e guximshëm’ dhe i dërgoi në shtëpi! (Foto)

Gazeta serbe ia bën rrafsh vetës: Brazili ndëshkoi ‘trimat e guximshëm’ dhe i dërgoi në shtëpi! (Foto)

Brazili e mposhti Serbinë me rezultat 2:0 në ‘Otkrytiy Arena’ të Moskës

Kombëtarja e Serbisë mund të rikthehet qysh sonte në Beograd sepse s’ka çka lyp më në Rusi pasi tashmë është eliminuar nga Kupa e Botës, shkruan Periskopi.

Brazili shënoi fitore ndaj serbëve me golat e Paulinhos dhe Silvas.

Gazeta serbe ‘Kurir’ i cilëson si ‘trima të guximshëm’ lojtarët e kombëtares së Serbisë, që u eliminuan qysh në fazën e grupeve e për më tepër ‘shqiponjat’ e Zvicrës i turpëruan në Kaliningrad duke u mposhtur ata me rezultat 2:1.

Serbia në ‘Rusi 2018’ pësoi dy humbje dhe arriti një fitore. /Periskopi/

Shpërndaje në: