Genc Prelvukaj nuk jep intervista pa pagesë

Genc Prelvukaj nuk jep intervista pa pagesë

 

Reperi i njohur kosovar, Genc Prelvukaj, këtë të diel ishte mysafir i emisionit “Summer: 1 Kafe me Labin” që transmetohet në KTV.

Ndër të tjera, Prelvukaj gjatë bisedës në emision, ka folur për këngët e tij të fundit që i ka publikuar dhe është shprehur se ndjehet shumë i kënaqur me to dhe se secila prej tyre ka tregun e vet, “thjeshtë nuk kanë konkurrencë mes veti”.

Gjithashtu, gjatë bisedës, Genci ka thënë se së fundmi i ka ndërprerë intervistat dhe mendon se nëse ndonjë medie jo shumë e njohur dëshiron të bëjë intervistë me ndonjë nga artistët me famë, atëherë duhet të paguajnë.

Ai theksoi se për dy vite me radhë nuk do të marrë pjesë në intervista, por ka përjashtuar mediumet e mëdha, siç thotë ai, “aty ku ka interes do të bëj intervistë”.

Shpërndaje në: