Genc Salihu del në mbështetje të fortë për Përparim Ramën kryetar të Prishtinës!

Genc Salihu del në mbështetje të fortë për Përparim Ramën kryetar të Prishtinës!

Genc Salihu, aktivist, muzikant dhe producent i njohur, i ka dalur në përkrahje të fuqishme, Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës.

Përmes një shkrimi, Salihu, tha se është gëzuar në momentin kur e ka kuptuar që Përparim Rama e ka shpallur kandidaturën për kryetar të Prishtinës.

“Rama i mishëron 3 cilësi që e bëjnë thellësisht të kualifikuem për kryetar komune: është profesionist me shumë përvojë në fushën e urbanizmit & projektet për Prishtinën i ka të mendueme shumë kohë para kësaj kandidature; është workaholic; osht i sinqertë & i ndershëm & fantastik me njerëzit”, ka shkruar Genc Salihu.

Shkrimi i plotë nga Genc Salihu:

Rama m’ka befasu & gzu me kandidaturën e tij.

Si Prishtinali total që jom – lindë, rritë & me dekë n’PR – nuk muj me ndejtë indiferent ndaj fushatës së tij, pamvarësisht sa toksike osht hapsina e diskursit politik & publik mes nesh, sepse ndjej urgjencë për qytetin tonë.

Rama i mishnon 3 cilësi që e bajnë thellësisht të kualifikuem për kryetar komune: osht profesionist me shumë përvojë në fushën e urbanizmit & projektet për Prishtinën i ka të mendueme shumë kohë para kësaj kandidature; osht workaholic; osht i sinqertë & i ndershëm & fantastik me njerëzit

Ndigjojeni këtu nji bisedë krejt jo formale mes dy dostave t’vjetër.

 

Shpërndaje në: