Gënjeshtra më e bukur e 1 prillit

Gënjeshtra më e bukur e 1 prillit

Një grup studentësh në kolegjin e Aquinas në Grand Rapids, i kanë bërë një gënjeshtër të bukur për 1 prill profesorit të tyre.

Stephen Barroës, profesor i makroekonomisë, e kishte një rregull në klasë se nëse dikujt prej studentëve i bënte telefoni, ai ose ajo do të detyrohej t’i përgjigjej duke lëshuar spikerin që të dëgjoj e tërë klasa.

Kështu që kur telefoni i një studenteje bëri më 1 prill ajo u përgjigj me spiker, ndërsa telefonata ishte nga klinika ku bëhen testet e shtatzënisë.

Ata e njoftojnë studenten se është shtatzënë dhe e urojnë e poashtu i ofrojnë të gjitha ndihmat pasi që nuk dihet se kush është babai.

Profesori ndihet në siklet dhe i kërkon që të flas personalisht mirëpo studentja vazhdon që të flas duke e dëgjuar e tërë klasa.

Pasi që e ndërprenë telefonatën, profesori i kërkon falje asaj duke thënë se nuk e kishte menduar ndonjëherë që mund të ndodh kjo.

Mirëpo ajo i thotë se nuk ka problem pasi që kur të lind foshnja, emrin do t’ia lë “Prill” ndërsa mbiemrin “Shakaja” (Shakaja e Prillit). Profesori aty e kupton se ka qenë i mashtruar dhe në klasë fillon një e qeshur e madhe.

 

 

Shpërndaje në: