Gerard Pique blen të drejtat e transmetimit të Ligue 1, pas transferimit të Leo Messit te PSG

Gerard Pique blen të drejtat e transmetimit të Ligue 1, pas transferimit të Leo Messit te PSG

Kompania e yllit të Barcelonës, Gerard Pique, ‘Kosmos Holding’ bleu të drejtat e transmetimit të Ligue 1 për tre vitet e ardhshme në bashkëpunim në ‘Enjoy TV’.

‘Movistar’ më herët kishte të drejtat televizive të Ligue 1 në Spanjë me një marrëveshje që vlente më pak se 2.5 milionë euro në vit, por refuzoi mundësinë për të vazhduar edhe këtë vit transmetimin, para se Messi të largohej nga Barca.

‘Kosmosi’ i Piques gjithashtu bleu të drejtat e finales së Copa Americas gjatë verës, me Argjentinën që triumfoi kundër Brazilit në ‘Maracana’.

Messi mund ta bëjë debutimin e shumëpritur kundër Reimsit të dielën. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: