Gerrard është idhulli i tij, por Arnold hasi në vështirësi si mesfushor në kombëtaren e Anglisë

Gerrard është idhulli i tij, por Arnold hasi në vështirësi si mesfushor në kombëtaren e Anglisë

Një nga lojtarët më të mirë në Premier League në dy-tri sezonet e fundit, Alexander Arnold, është aktivizuar si mesfushor në ndeshjen e Anglisë.

Gareth Southgate vendosi ta inkuadronte Trent Alexander Arnold si mesfushor në ndeshjen ndaj Andorrës, por lojtari ka thënë se ka hasur në vështirësi.

“Është rol i ri për mua, por ndryshe. Mendoj se ka shumë pyetje nëse mund të luaj aty apo jo, shumë opinione”, ka thënë Arnold, transmeton Periskopi.

“Ishte një eksperiment i bërë nga trajneri, por ishte e vështirë për mua që të luaja me topin. Ishte më e vështirë në ato hapësira”, shtoi mbrojtësi i krahut.

Lojtari i Liverpool idolizon Steven Gerrard dhe shpesh edhe nga tifozët e Liverpool është kërkuar që Arnold të testohet në mesfushë, por duket se ai ndjehet më rehat në krahun e djathtë të mbrojtjes. /Periskopi/

Shpërndaje në: