Gerrard është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Bielsan si trajner i Leedsit

Gerrard është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Bielsan si trajner i Leedsit

Pavarësisht se riktheu Leeds Unitedin në Premier League sezonin e kaluar, ishte e paqartë nëse Marcelo Bielsa do të mbetej kryetrajner gjatë verës.

Argjentinasi enigmatik është i paparashikueshëm, kështu që fansat e Leedsit nuk ishin tërësisht të bindur nëse ai do të qëndronte apo do të largohej nga ”Elland Road” para sezonit 2020/21, transmeton Periskopi.

Në fund, Bielsa vendosi të qëndrojë. Mirëpo, 65-vjeçari nënshkroi kontratë vetëm një-vjeçare.

Kjo nënkupton se Leedsi, skuadër që aktualisht renditet në vendin e 15-të në tabelën e Premier Leagues, është duke monitoruar zëvendësuesit potencial nëse Bielsa vendos të largohet në fund të fushatës, ose edhe më herët.

Një burim brenda Leeds ka thënë për ‘Football Insider’ se klubi është ‘gjithmonë’ në kërkim të alternativave në rast se largohet Bielsa.

Dhe një emër në krye të listës, sipas raporteve nga ‘Football Insider’, është trajneri aktual i Rangers, Steven Gerrard.

Legjenda e Liverpoolit është aktualisht duke impresionuar në Skoci.

Rangers prinë në kampionat me nëntë pikë më shumë se vendi i dytë dhe ka fituar 12 nga 14 ndeshjet hapëse, duke shënuar 37 gola derisa ka pranuar vetëm tre. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: