“Gerrard më poshtëroi, klubi më dënoi për një ‘like’ në Instagram”

“Gerrard më poshtëroi, klubi më dënoi për një ‘like’ në Instagram”

Umar Sadiq ka akuzuar Steven Gerrardin dhe klubin e Rangersit për trajtimin që ia bën atij gjatë periudhës sa qëndroi në Skoci

Umar Sadiq aktualisht është në huazim te Perugia pasi dështoi të bënte impakt në skuadrën e Rangers që udhëhiqet nga Steven Gerrard, transmeton Periskopi.

Ishte vetë Gerrard që transferoi Sadiqin nga Roma në formë huazimi, por atij nuk ia dha mundësinë që të luante më shumë se dy ndeshje me skuadrën e parë të Rangersit.

“Krejt papritur më është thënë që të mos stërvitem me ekipin e parë. Më pas shkova dhe ndava zhveshtoren me fëmijë. Pas disa ditëve më është ndaluar që ta parkoja veturën te qendrën e stërvitore,” ka thënë Sadiq.

“U ndjeva i poshtëruar dhe vazhdoja ta pyesja veten se pse ata ndryshuan sjelljet me mua, por unë kurrë nuk mora përgjigje. Gerrard asnjëherë nuk më dha shpejt mua ose agjentit tim. Ata më bën që të ndjehem sikur i huaj.

“Për mua gjithçka shkoi keq kur ata sollën edhe një sulmues tjetër në skuadër. Një herë unë bëra një ‘like’ në Instagram postimit të një fansi dhe unë më pas u gjobita me 20 mijë euro që ishte absurde,” përfundoi sulmuesi nigerian. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: