Gjakovë: 23 vjeçari tenton të vetëvritet, e shpëtojnë familjarët

Gjakovë: 23 vjeçari tenton të vetëvritet, e shpëtojnë familjarët

Mbrëmë, rreth orës 20:30, një 23-vjeçar nga Gjakova ka tentuar të vetëvritet, por familjarët e tij e kanë shpëtuar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ku i njëjti ka treguar se 23-vjeçari ka tentuar që me një mjet të mprehtë të vetëvritet.

“Personi i gjinisë mashkullore, i moshës rreth 23 vjeqare duke përdorur një mjet të mprehtë ka tentuar ta lëndoj veten, mirëpo familjarët kishin arritur ta pengonin”, tha Elezi për Reporteri.net.

Viktima është dërguar në spital ku ju është ofruar ndihma mjekësore.

Shpërndaje në: