Gjatë Botërorit të Katarit, Superliga e Kosovës do të pushojë

Gjatë Botërorit të Katarit, Superliga e Kosovës do të pushojë

Futbolli kosovar do të pushojë gjatë Kampionatit Botëror.

Këtë e ka bërë të ditur sot Federata e Futbollit të Kosovës pasi e publikoi orarin e ndeshjeve dhe datat e fazës së parë të BKT Superligës së futbollit.“Për shkak se sivjet prej 21 nëntor deri më 18 dhjetor do të mbahet Kupa e Botës “Katar 2022”, Komisioni i Garave ka planifikuar që garat e stinorit vjeshtor të mbyllen para fillimit të këtij eventi, prandaj disa xhiro do të zhvillohen në mesjavë”, njofton shtëpia e futbollit kosovar.

Gjithashtu, FFK-ja tregon se për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, Superliga do të pushojë nga data 19 shtator deri më 1 tetor.

Siç dihet, sezoni i ri i ligës elitare të Kosovës do të nisë më 13 gusht.

Shpërndaje në: