Gjendet pa shenja jete një burrë në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një burrë në Ferizaj

Një burrë në qytetin e Ferizajt është gjetur pa shenja jete të shtunën në mëngjes, ka thënë Policia e Kosovës.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësorë i emergjencës, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të hënën.

Trupi i pajetë i viktimës, pas shikimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit iu ka liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Nga pakujdesia kaloi në shiritin e kundërt” – Policia me detaje shtesë për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Shpërndaje në: