Gjermania shton çezmat publike si masë kundër nxehtësisë

Gjermania shton çezmat publike si masë kundër nxehtësisë

Për shkak se edhe Gjermania po përballet gjithnjë e më shpesh me valë të nxehti e thatësira të gjata, qeveria gjermane kërkon të marrë masa shtesë për lehtësimin e jetës së qytetarëve.

Deutsche Welle raportoi se bashkitë dhe komunat do të duhet të shtojnë numrin e çezmave publike me ujë të pijshëm në sa më shumë vende publike, sipas një vendimi të qeverisë.

“Qasja në ujin e pijshëm duhet të jetë sa më e thjeshtë të jetë e mundur”, thotë ministrja e Mjedisit, Steffi Lemke.

“Çezmat me ujë të pijshëm janë një element bazë për kujdesin në raste nxehtësie”, thotë politikanja e gjelbër që i referohet ekstremeve të motit dhe periudhave të thatësirës.

Në hap të parë do duhet të shtohen 1000 çezma tek 1300 çezmat e tjera. Sipas ligjit çezma të tilla në të ardhmen do të jenë pjesë standarde e furnizimit publik me ujë.

Shpërndaje në: