Gjilani – Drita, këtij gjyqtari i besohet ndarja e drejtësisë
Gjyqtarit të ri, Dardan Qaka, i është besuar derbi Gjilani – Drita, që zhvillohet të dielën në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.
Qaka do të asistohet nga Edmond Zeqiri e Bujar Selimaj.
Liria – Feronikeli, do të gjykohet nga Besfort Kosumi, ndërsa Mervan Bejtullahu është deleguar në takimin, Ferizaj – Prishtina. Genc Nuza është në derbin, Drenica – Trepça ’89.
Ndeshjet e fundjavës i takojnë javës 26, dhe luhen të shtunën, të dielën dhe të hënën.





