Gjithçka gati, tifozët ‘pushtojnë’ stadiumin Fadil Vokrri (FOTO)
Kosova sot përballet me një kundërshtarë të vështirë, i pari pas suksesit të Ligës së Kombeve.
Ekipi i Bernard Challandes përballë do të kenë Danimarkën, ish-kampionin e Evropës, teksa ndeshja pritet të fillojë nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Të entuziazmuar duken qytetarët e Kosovës, të cilët po mbushin shkallët e stadiumit një orë përpara takimit.
Të gjitha rrugët në kryeqytet të çojnë vetëm në një vend… në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’. /Periskopi/






