Gjithë ato surpriza për Donaldin, a po favorizohet nga produksioni? Reagon Arbana

Gjithë ato surpriza për Donaldin, a po favorizohet nga produksioni? Reagon Arbana

Dy javët e fundit surprizat nuk kanë të ndalur për Donald Veshaj.

‘Vëllau i madh’ javën e kaluar surprizoi Donaldin duke sjellur prindërit e tij brenda shtëpisë, teksa mbrëmë erdhi edhe Romeo, shkruan GazetaBlic.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e “Big Brother Vip” të cilët me anë të komenteve në rrjetet sociale shprehën pakënaqësi ndaj produksionit për këto veprime.

Së fundi, moderatorja e këtij programi Arbana Osmani ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku shumë nga komentet kishin të bëjnë me surprizat e fundit për Donaldin.

“Një pyetje: Futja e Romeos për t’i dhënë mesazh është? Përse u dashka gjithë ky suport ndaj tij, vendosni banorët në kushte të barabarta, sepse është i vetmi që ka marrë disa sinjale ose mesazhe…”, shkruan ndjekësja.

Arbana nuk ka hezituar të përgjigjet duke u shprehur: “Një përgjigje: Këtu nuk komentohet Big Brother”

 

Shpërndaje në: