Gjoshi i PDK-së: Nuk ka mbetë as me pyet si jeni, a jeni lodhë se PZAP-i ta çon një komunë në rivotim

Gjoshi i PDK-së: Nuk ka mbetë as me pyet si jeni, a jeni lodhë se PZAP-i ta çon një komunë në rivotim

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sipas të cilit janë anuluar zgjedhjet në Han të Elezit.

Gjoshi përmes një statusi në Facebook ka thënë se “Nuk ka mbetë as me pyet <si jeni> <a jeni lodhë> se PZAP-i ta çon një komunë në rivotim”, ka shkruar Gjoshi, përcjell Periskopi.

PZAP-ja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të kësaj komune, Rufki Suma.

“Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Arsyetimi i PZAP-së:

“Me datë 18.10.2021, PZAP-i ka pranuar ankesë nga kandidati i pavarur, Rufki Suma i cili pretendon se gjatë netëve të fundit të zgjedhjeve lokale në Komunën e Hanit të Elezit, simpatizantët e PDK-së kanë bërë presion mbi qytetarët ku çdo qytetar e kanë përcjellë me veturë dhe i kanë bërë ultimatum që most ë futet nëpër shtëpi, poashtu dyshojmë se janë shpërndarë mjete për blerjen e votive. Parashtruesi i ankësës thekson se kanë lajmëruar policinë port ë njejtit nuk kanë dalë për t’i shpërndarë turmën e njerëzve. Po ashtu edhe vizitat e simpatizantëve në vendvotime siç është Paldencë dhe Gorancë”.

Ndërkaq, kandidati i PDK-së, sipas rezultateve të KQZ-së, për zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë me 50.98% të votave.

Rezultatet nga 100% të vendvotimeve të procesuara:

Mehmet Ballazhi (PDK) – 2.485 vota apo 50,98%

Rufki Suma – 2.070 vota apo 42,47%

Sherif Berisha (LVV) – 319 vota apo 6,54%

Statusi i plotë i Betim Gjoshit:

Shpërndaje në: