Gjoshi-Kurtit: Mos e përmend luftën, ti je i pari që do të ikësh në Norvegji

Gjoshi-Kurtit: Mos e përmend luftën, ti je i pari që do të ikësh në Norvegji

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka në një deklarim të tij nuk e ka përjashtuar mundësinë për luftë në Kosovë.

Gjoshi përmes një postimi në Facebook ka thënë se, këto deklarata të Kurtit do të krijojnë përshtypjen se Kosova është shtet i pasigurt dhe afër një konflikti.

Zyrtari i PDK-së ndër tjerash i ka kërkuar Kurtit që ta ndalë atë që Gjoshi e quan “luftë kundër Kosovës” e të punojë dikçka.

Postimi i plotë:

Këto deklarata të Albin Kurtit janë një luftë e tij kundër Kosovës dhe imazhit të saj.

Këto deklarata do ta krijojnë përshtypjen se Kosova është shtet i pasigurtë dhe afër një konflikti.

Kryeministër, mos fol për këtë temë në publik e në media ndërkombëtare. Ti duhet ta dish se me kënd bëhen këto biseda.

Kryeministër, ndale luftën kundër Kosovës e puno diçka!

Mos e përmend luftën se ty ta njohim “trimërinë”. Ti je i pari që do të ikësh në Norvegji.

Shpërndaje në: