Gjykata hedh poshtë spekulimet për amnistim të Gruevskit

Gjykata hedh poshtë spekulimet për amnistim të Gruevskit

Pas disa lajmeve për ndërrimin e gjykatësve për të shpëtuar Nikolla Gruevskin nga paraburgimi, ka reaguar vetë Gjykata Themelore Shkupi 1.

Sipas tyre, Gruevski dhe të tjerët funksionarë të VMRO-së nuk kanë marrë paraburgim që më pastaj të hiqet gjykatësi Darko Todorovski në rastin ”Titanik” të PSP-së.

Gjykata sqaron se nëse do të ishte marrë një vendim për këtë rast, atëherë do të duhej të përgatitet procesverbali, që do të mundësonte gjykatësin Todorovski të jep deklaratë, kështu do të hidhej poshtë kërkesa për heqjen e tij.

Më tej, gjykata thotë se votimi është i fshehtë, e rezultatin nuk mundet ta dijë as Stojançe Ribarev, ushtrues detyre kryetar i gjykatës.

Madje, Ribarev deklaron se nuk ka pasur njohuri se si mbrojtja e të akuzuarve në këtë lëndë ka patur njohuri për përbërjen e gjykatësve, që më pastaj të kërkojnë ndërrimin e një gjykatësi.

Shpërndaje në: