Gjyqtarët e PL dënohen me para sa herë gabojnë, qoftë edhe nëse një këndore e akordojnë gabimisht

Gjyqtarët e PL dënohen me para sa herë gabojnë, qoftë edhe nëse një këndore e akordojnë gabimisht

Derisa futbollistët, analistët, trajnerët dhe fansat mezi presin t’u hidhen në qafë gjyqtarëve për çfarëdo vendimi që e konsiderojnë të gabuar, rrallëherë diskutohet sa kanë imapkt te gjyqtarët gabimet e tyre.

Epo, duket se ata e pësojnë mjaft keq edhe në nivelin individual. Përveç krenarisë profesionale, abuzimet nga fansat dhe impaktit që mund të ketë në rezultat një vendim i gabuar i tyre, po del se gjyqtarët edhe literalisht e paguajnë sa herë që bëjnë ndonjë gabim, transmeton Periskopi.

Sipas ‘Daily Mail’, gjyqtarët dëmtohen në bonusin vjetor sa herë që bëjnë një gabim, pa marrë parasysh a është ndonjë këndore, rivënie anësore që i akordohet skuadrës së gabuar, apo edhe diçka më e rëndësishme si përjashtimi së fundmi i Tomas Soucekut kundër Fulhamit, i cili u tërhoq pas ndeshjes.

Gjyqtarët paguhen nga 120 mijë euro deri në 130 mijë në vit, por mund të përfitojnë nga një bonus me vlerë 60 mijë euro veç pagës së rregullt.

Kjo, megjithatë, varet nëse ata përfundojnë në tabelën e meritave të sezonit, që është saktëisht një përmbledhje e vendimeve të duhura dhe të gabuara të gjyqtarëve – siç përcaktohet nga trupi qeverisës i gjyqtarëve ‘PGMOL’.

Në fund të sezonit, gjyqtari që kryeson tabelën e meritës do të marrë bonusin më të madh dhe gjyqtari në fund të tabelës do të marrë më të voglin.

Kështu që secili vendim i gabuar nga gjyqtarët dëmton xhepat e tyre. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: