Goditja shokuese me gju që ia theu shpinën Exequiel Palacios të Argjentinës mbrëmë
Argjentina u desh të pajtohej me një pikë kundër Paraguait të enjten mbrëma, derisa lëshoi pikë për herë të parë në kualifikueset për Kupën e Botës.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Angel Romeros në minutën e 21-të, por Nicolas Gonzalez barazoi për Argjentinën pak para përfundimit të pjesës së parë, transmeton Periskopi.
Mirëpo, çështja më e diskutuar e takimit erdhi në pjesën e parë, në mesin e dy golave.
Golashënuesi i Paraguait, Romero dhuroi një ndërhyrje shokuese fluturuese me gju në shpinën e Exequiel Palacios së Argjentinës.
Más allá de la intención, este evidente topetazo -con doble rodillazo aéreo- contra Exequiel #Palacios es con uso desmedido de la fuerza contra un rival de espaldas.
El #VAR debió rever esta jugada y el juez debió EXPULSAR a Ángel Romero.#Eliminatorias pic.twitter.com/g66ywBbZVw— Pablo Lisotto (@plisotto) November 13, 2020
Ishte thjesht e tmerrshme dhe gjyqtari e ndëshkoi atë vetëm me të verdhë, pasi e rishikoi rastin në VAR.
Jo befasisht, Palacios u desh të zëvendësohej menjëherë, derisa tash është konfirmuar se mesfushori i Bayer Leverkusenit ka pësuar një dëmtim serioz.
Ai ka pësuar një thyerje në shpinë si pasojë e ndërhyrjes nga Romero, ka konfirmuar Federata e Futbollit të Argjentinës të premten në mëngjes. /Periskopi.com/
#SelecciónMayor Parte médico sobre el jugador Exequiel Palacios
? https://t.co/EhCCWVUCcS pic.twitter.com/oxwLvENolZ
— Selección Argentina ?? (@Argentina) November 13, 2020



