Gol dhe asist: Paqarada shpërthen me St.Pauli

Gol dhe asist: Paqarada shpërthen me St.Pauli

Leart Paqarada është në disponim të shkëlqyer në ndeshjen që po luhet sot.

St.Pauli po prinë 1:2 ndaj Nurnberg, në kuadër të Bundesliga 2, shkruan Periskopi.

Epërsia e St.pauli është krejtësisht meritë e mbrojtësit kosovar, Leart Paqarada, i cili ka shënuar gol dhe ka regjistruar asist, brenda 10 minutave të para të ndeshjes.

Paqarada asistoi në minutën e 3’ për Burgstaller, kurse në minutën e 10’ i njëjti i ktheu asistin dhe Paqarada shënoi.

Mbrojtësi i majtë nuk ka qenë pjesë e kombëtares së fundmi. Rikthimi i tij duhet të jetë prioritet nga trajneri i ri. /Periskopi/

Shpërndaje në: