Gorani: Asociacioni është vetëm një shkëmbim i territoreve i vonuar

Gorani: Asociacioni është vetëm një shkëmbim i territoreve i vonuar

Gazetari Dukagjin Gorani ka thënë se nuk e ka kuptuar asnjëherë kundërshtimin e shkëmbimit të territoreve e Serbinë.

Gorani thotë se tash jemi në një situatë ku zgjidhja e vetme që ofrohet është krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

“Nuk e kam kuptuar atë kohë atë bashkim kundër kësaj ideje. Një shok më pat thënë, se me gjasë po frikësohemi nga bashkimi me Shqipërinë”,  tregon Gorani.

Gorani thotë se pas krijimit të Asociacionit, Serbia do të punojë për një skenar ku serbët e Kosovës do të ngriheshin kundër shtetit të Kosovës dhe do të kërkonim bashkim me Serbinë.

Ai merr si shembull ngjarjet në Bosnjë.

“Serbët për fat të keq po luftojnë kundër shtetit multietnik në Bosnjë. Është fakt. Ata erdhën në këtë situatë për shkak të marrëveshjeve paraprake që ndalën luftën. Tash serbët po kërkojnë ndarje. Kjo do të krijohej edhe këtu pa dyshim vetëm pak më vonë. Asociacioni është vetëm një shkëmbim i territoreve i vonuar. Çështja është a dëshiron shkëmbim tash apo më vonë?”, shtoi ai.

Në Bosnjë e Hercegovinë, serbët kanë filluar procedurat për ndarje nga autoritetet qendrore

Shpërndaje në: