Grabitje në Mitrovicë, me armë lodër vidhen mbi 15 mijë euro

Periskopi.com Lajme

Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e një arme lodër, ka grabitur 15 mijë e 750 euro në zyrën për transferim parash në Mitrovicë. Por, “loja” nuk i shkoi gjatë, i dyshuari u arrestua nga Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i maskuar dhe nën kërcënimin e armës , në zyrën për transferim parash nga viktima femër kosovare ka grabitur një shumë parash prej 15.750€”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Si dëshmi materiale i janë gjetur dhe sekuestruar shuma e parave, një maskë, një palë dorëza dhe një armë plastike lodër.

Viktima për shkak shqetësimi ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë rasti është në procedurë hetimore.