Granit Xhaka ‘kallet’ pas babait: “Do jepja jetën për ty, të dua marrëzisht, je mashkull perfekt”

Granit Xhaka ‘kallet’ pas babait: “Do jepja jetën për ty, të dua marrëzisht, je mashkull perfekt”

Futbollisti me origjinë kosovare, Granit Xhaka, sapo ka përfunduar një sezon relativisht të suksesshëm me ekipin e tij, Arsenalin.

Xhaka, i cili do të luajë në finalen e Europa Ligës kundër Chelseat, i ka uruar ditën e lindjes babait të tij, z.Ragip Xhaka, shkruan Periskopi.

Por, ajo që është thellësisht e parëndomtë në rastin e tij është stili i urimit i mbushur me një dashuri që zakonisht shkruhet në letrat mes dy dashnorëve.

Ai i shkruan babait se “është mashkull për të cilin do ta jepte jetën”, dhe se e do aq shumë e aq marrëzisht “sa pa të s’do të dinte se çka të bënte, s’do të dinte të ecte, e s’do të dinte të jetonte.”

Xhaka i ri më tej shton se babai i tij është njeriu më perfekt që ekziston, dhe se nuk ekziston një “kopje tjetër e jotja”.

“Ndihem mirë kur të shoh, ndihem mirë kur më flet, ndihem mirë kur më shikon, ndihem mirë kur më përqafon,” shkruan z.Xhaka i ri për z.Xhaka të vjetër.

Më poshtë e keni të plotë tekstin romantik të Xhakës kushtuar babait:

Shpërndaje në: