Burger King: Gratë e kanë vendin në kuzhinë

Burger King: Gratë e kanë vendin në kuzhinë

Brendi i famshëm “Burger King” po provonte të njoftonte ofrimin e një burse të re për punëtoret gra, por informacioni shkoi e u konsiderua si një cicërim Twitteri i keq për gratë.

Para pak ditësh, llogaria e Marketingut të Twitterit njoftoi që do të mbante platformën e parë të mediave sociale për “Cicërimet më të mira të marketingut”.

Megjithëse nuk ka lëshuar ndonjë detaj shtesë për garën, duke naviguar prej përgjigjeve mund t’ju japë indikacione se si do të shkojnë gjërat, shkruan VICE, përkthen PERISKOPI.

Dhjetëra llogari – zinxhirë restorantesh, ushqimesh të shpejta, etj – iu përgjigjen sfidës duke thënë se sa shumë do të donin të merrnin pjesë.

Dhe këtu u fut në lojë Burger King në Mbretërinë e Bashkuar.

Në njërin prej tri mesazheve shkruhej “Gratë e kanë vendin në kuzhinë”, por shumica e lexuesve nuk i panë edhe dy cicërimat e tjera.

Gazetari Ryan Brown shkroi: “Kjo është arsyeja pse përdorimi i termeve seksiste si karrem është një ide shumë shumë e gabuar. Shumica e njerëzve nuk do të shohin përgjigjet tuaja pozitive. Ata veç e shohin komentin seksist të bërë nga llogaria e brendit.”

Shpërndaje në: