Greqi-Kosovë: Nuk do ta besoni sa tifozë do ta përcjellin ndeshjen nga stadiumi

Greqi-Kosovë: Nuk do ta besoni sa tifozë do ta përcjellin ndeshjen nga stadiumi

Se ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës luhet vetëm ‘sa për adet’ konfirmohet edhe nga numri i tifozëve.

Pak orë para fillimit të ndeshjes Greqi – Kosovë, gazetari i Periskopit, Burim Pacolli, njofton rreth interesimit për ndeshjen e sontme.

Bazuar në informata nga brenda Federatës Greke, Stadiumi Olimpik i Athinës pritet të jetë thuajse bosh sonte, përcjell Periskopi.

Numri i tifozëve pritet të sillet nga 1000 deri në 7000.

Tifozët grekë thuhet se janë të zhgënjyer me paraqitjet e dobëta të helenëve dhe ky shihet si një bojkot. /Periskopi/

Shpërndaje në: