Gripi i “fytit letër zmerile”: Të prekurit thonë se është më i rëndë se virusi korona

Gripi i “fytit letër zmerile”: Të prekurit thonë se është më i rëndë se virusi korona

Një grip i ri, që kategorizohet vetëm si ftohje, po prek ata që kanë qenë të infektuar me virusin korona. Ftohja që po emërtohet si “fyti letër zmerile” është një ftohje që vjen pas kalimit të virusit korona.

Derisa virusi korona ka reduktuar ndjeshëm kontaktet shoqërore, ftohjet e zakonshme dhe gripi thuajse nuk ekzistonin fare për më shumë se një vit. Por, tani që masat po largohen dhe njerëzit kanë filluar të rrisin kontaktet shoqërore, kollitjet dhe ftohjet janë në rritje, shkruan ‘Independent’.

Si rezultat, disa njerëz kohëve të fundit po ankohen në mediet sociale për vuajtjet nga ‘ftohja më e keqe ndonjëherë’, duke renditur simptomat që vazhdojnë për javë të tëra, transmeton Periskopi.

Për Rebecca London, 24 vjeçare nga Bournemouth, një ftohje e zakonshme kuptohet si ‘hundë të bllokuara, teshtitje dhe pak dhimbje fyti’, por këto nuk janë simptomat për të cilat bëhet fjalë.

“Asgjë si kjo”, ka thënë ajo për BBC, duke shtuar se mezi flinte gjatë kohës kur ishte ftohur me “fytin letër zmerile”. Ajo bëri teste të njëpasnjëshme, por të gjitha konfirmuan se nuk ishte virusi korona.

Tani, me dimrin që po afron, situata mund të përkeqësohet, bën të ditur profesori Anthony Harnden, i cili është nënkryetari i Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin. Ai shtoi se imuniteti i ulët i gripit  mund të jetë një problem më i madh këtë dimër, sesa virusi korona. /Periskopi/

Shpërndaje në: