Gruaja e Ilir Shaqirit flet për herë të parë për tradhtinë e tij

Gruaja e Ilir Shaqirit flet për herë të parë për tradhtinë e tij

Bashkëshortja e Ilir Shaqirit, Emanuela Morini, ka folur për herë të parë për tradhtinë, emocionet e saj dhe faljen.

E ftuar në “Goca dhe gra”, pas një diskutimi u përqendruan bisedën te një rast konkret i tradhtisë, shkruan Indeksonline.

Bashkëshortja e Ilir Shaqirit, Emanuela, u shpreh:

“Unë mendoj që në jetë mund të gabojmë, por gjëja më e rëndësishme është, sipas meje, falja. Nuk është një gjë e lehtë. Flitet shumë për tradhtinë, por nuk flitet kurrë për faljen. Është shumë e vështirë të falësh, por edhe shumë e vështirë që të kërkosh që tjetri të të falë. Unë nuk justifikoj te Iliri asgjë, megjithatë ai pati durim me mua dhe më lejoi që ta falja atë. Sipas meje do të ishte njësoj reagimi, absolutisht e njëjta gjë, sepse sot nuk jemi gati të flasim për tradhtinë. Nuk flitet kurrë për tradhtinë. Duhet kurajo dhe ta pranosh këtë gjë.”

“Ishte diçka që ne mes nesh e kishim zgjidhur këtë gjë prej disa vitesh. Për mua është diçka e së shkuarës, e vdekur dhe e varrosur. Sinqerisht nuk e prisja që të fliste në ato momente. Le të themi që ta shikoja nga shtëpia, të përballesha, nuk ishte e lehtë. Besoj se e ka bërë se kishte nevojë të ndihej vetvetja në 360 gradë, pa e gënjyer publikun që e shikon nga shtëpia. Besoj se ka qenë një shenjë e një besnikërie të madhe ndaj publikut.”

Emanuela tha se tradhtia “nuk ishte surprizë, sepse disa gjëra ndjehen që ka diçka që nuk shkon. Nuk është e lehtë të kesh kurajo të përballesh dhe ta diskutosh me partnerin tënd. Më duket e çuditshme ta them këtë, por ka vuajtur shumë edhe ai në një mënyrë që nuk e prisja. E shikoja dhe thoja që s’i ka mundësi që e ke bërë ti këtë gjë dhe po qan më shumë se unë?” .

Kujtojmë që Iliri është pjesë e BBV-së që nga fillimi i këtij edicioni dhe është banori pretedentë për të fituar çmimin prej 100 mijë eurosh.

Shpërndaje në: