Gruaja e shpëton burrin duke e mbajtur në duar për 3.2 kilometra

Gruaja e shpëton burrin duke e mbajtur në duar për 3.2 kilometra

Një burrë i sapomartuar po shërohet në një spital amerikan pasi ra në një vullkan të përgjumur gjatë muajit të tij të mjaltit, por u shpëtua nga gruaja e tij.

Clay Chastain e vrau kokën e tij derisa po ecte në ishullin e Karaibeve në St.Kitts. Gruaja e tij, Acaimie, u ngjit dhe e mbërriti dhe prej aty e kapi dhe e zbriti poshtë.

Ai ishte shumë keq, duke vjellur e duke ndjerë dhimbje, derisa zbritën në bazën e malit 3.2 kilometra larg, raporton BBC, përkthen Periskopi.

“Ajo është absolutisht e mahnitshme,” tha z.Chastain.

“Ajo ishte në gjendje të më mbante gjithë rrugës, dhe kjo definitivisht është jnë mrekulli.”

Kjo kishte ndodhur më 18 korrik, vetëm disa ditë para martesës së tyre në Crawforsville të Indianas, prej nga janë.

Pasi e kishte dëgjuar duke bërtitur për ndihmë, ajo ishte ngutur dhe së pari ia kishte gjetur telefonin dhe shallën para se ta shihte të shtrirë për toke me gjakun që i rridhte nga koka.

Kur e mori vesh se nuk kishte njerëz të tjerë për ta ndihmuar, dhe se nuk punonin telefonat, ajo vendosi ta zbriste vetë duke e mbajtur në duar – një udhëtim që zgjati tri orë. /Periskopi

Shpërndaje në: