Gruaja nga Zelanda e Re vdes pasi merr vaksinën Pfizer, ekspertët kanë porosi për qytetarët

Gruaja nga Zelanda e Re vdes pasi merr vaksinën Pfizer, ekspertët kanë porosi për qytetarët

Zelanda e Re ka raportuar atë që besohet të jetë vdekja e parë e lidhur me vaksinën Pfizer të Covid-19.

Një bord monitorues për sigurinë e vaksinave se vdekja e gruas ishte “ndoshta” për shkak të miokardit, një inflamacion në muskulin e zemrës.

Po ashtu aty thuhet që kishte pasur probleme tjera mjekësore që mund të kishin “influencuar ndikimin përmes vaksinimit”, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Rregullatori evropian thotë që miokardi është një efekt anësor “shumë i rrallë” dhe që përfitimet e vaksinës janë më të mëdha se rreziqet.

Shkaktari zyrtar i vdekjes ende nuk është konfirmuar.

Vdekja e gruas po hetohet ende por zyrtarët shtetërorë nuk kanë dhënë detaje shtesë, e madje as moshën e gruas në fjalë.

Në Britani të Madhe ka pasur 195 raportime të miokardit mes njerëzve që kishin marrë vaksinën e Pfizer, në një shkallë që është pesë raste për një milion banorë. Shumica e rasteve kishin çuar në simptoma të lehta.

Simptomat e miokardit mund të përfshijnë dhimbje në gjoks, shkurtim të frymëmarrjes dhe rrahje zemre abnormale.

Ekspertët i kanë bërë thirrje të gjithëve që përjetojnë këto simptoma në ditët pas vaksinimit të shkojnë menjëherë te mjeku. /Periskopi

Shpërndaje në: