Grupi i ekstremit të djathtë rekruton racistë në Britani përmes ekskursionesh “paint-balli”

Grupi i ekstremit të djathtë rekruton racistë në Britani përmes ekskursionesh “paint-balli”

Një grup i ri i së djathtës ekstreme po rekruton të rinj përmes ekskursioneve naziste në fshatrat e Britanisë.

Këto ekskursione po organizohet nga “Alternativa Patriotike”, grup i udhëhequr nga Mark Collett – një dyshues në Holokaust që kishte provuar të udhëheqte edhe “Partinë Nacionaliste Britanike” – po ashtu e së djathtës ekstreme – por që ishte përjashtuar shkaku që ishte tepër racist.

Ish studenti i Universitetit të Leedsit u ekspozua në një dokumentar televiziv nga Channel 4, shkruan Mirror, përkthen në shqip Periskopi.

Ai ishte kapur nga kamerat duke thënë se e admironte Adolf Hitlerin dhe e kishte quajtur AIDS-in “një sëmundje të mirë sepse atë e kanë të zinjtë, përdoruesit e drogës dhe homoseksualët”.

Aktivistët kundër racizmit tashmë po ndihen të rrezikuar nga këto ekskursione të reja.

Grupi ofron ekskursione dhe sesione të qitjeve me armë me ngjyra “për të ndërtuar komunitete” mes racistëve që mendojnë njësoj.

Collet, 39 vjeçar, shihet në një fotografi me zëvendësen e tij Laura Towler dhe 11 të tjerë. /Periskopi

Shpërndaje në: