Guardiola ka një mesazh për trajnerët që ankohen për kushtet atmosferike, fushën dhe lëndimet

Guardiola ka një mesazh për trajnerët që ankohen për kushtet atmosferike, fushën dhe lëndimet

Pep Guardiola ka marrë një fitore mjaft të vështirë sot ndaj West Ham.

Skuadra e West Ham është mposhtur në Etihad, në përballjen me Manchester City.

Terreni ishte i rënduar në pjesën e parë të ndeshjes, pas reshjeve të borës, por Guardiolas nuk i ka penguar kjo. Madje, ai ka një mesazh për trajnerët që zgjedhin të bëjnë ankesa të këtij lloji.

“Skuadrat, apo trajnerët ose lojtarët që ankohen për lëndime, kushte atmosferike, fushën… Ata nuk mund të ecin përpara”, ka thënë Guardiola.

“Këto janë sfida”, ka shtuar spanjolli, përcjell Periskopi.

City sot fitoi 2:1, në një ndeshje ku shënuan Fernandinho, Gundogan e Lanzini. /Periskopi/

Shpërndaje në: