Guardiola nuk bëhet rehat – Lëndohet ylli i skuadrës

Guardiola nuk bëhet rehat – Lëndohet ylli i skuadrës

Manchester City ka pësuar goditjen e radhës duke ju lënduar ylli kryesor i skuadrës.

Është mbrojtësi John Stones i cili ka pësuar lëndim në stërvitje, para se City të marrë rrugë për në Ukrainë për takimin kundër Shakhtar Donetsk – shkruan Periskopi.

Është trajneri Pep Guardiola i cili e zbuloi lajmin për lëndimin e Stones.

“John Stones u lëndua këtë mëngjes, është një problem muskulor, ai do të jetë jashtë rreth katër deri në pesë javë”, ka thënë Guardiola në konferencë.

John Stones është kritikuar në ndeshjen e fundit për gabimet që çuan në humbjen e Cityt 2-3 ndaj Norwich. /Periskopi/

Shpërndaje në: