Guardiola: Xavi do të sjell energji pozitive për shkak të mënyrës se si e sheh futbollin

Guardiola: Xavi do të sjell energji pozitive për shkak të mënyrës se si e sheh futbollin

Pep Guardiola ka dhënë mendimin e tij mbi emërimin e Xavi Hernandez në krye të stolit të Barcelonës.

Trajneri më i suksesshëm i Barcelonës, Pep Guardiola, ka gjetur pak kohë të komentojë emërimin e Xavit në stolin Blaugrana.

Guardiola ka shprehur besimin e tij të plotë në ish mesfushorin e Barcës, por edhe në përzgjedhjen e Joan Laporta.

“Nëse Laporta dhe bordi kanë zgjedhur Xavin, është sepse ka miliona gjëra pozitive, dhe pak gjëra negative”, ka thënë Pep, transmeton Periskopi.

“Ai e njeh shtëpinë dhe do të sjell gjëra pozitive, energji pozitive, për shkak të mënyrës se si ai e sheh futbollin dhe për shkak të dedikimit të tij”, shtoi Guardiola.

Xavi është prezantuar sot në Camp Nou si trajner i ri i skuadrës. /Periskopi/

Shpërndaje në: