Gucati: Akuzat kundrejt Lushtakut ishin të fabrikuara

Gucati: Akuzat kundrejt Lushtakut ishin të fabrikuara

Edhe kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati ka uruar Sami Lushtakun për lirimin e tij nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Gucati ka thënë se ishin në dijeni që drejtësia do të triumfojë, dhe se lufta e UÇK-së ishte e pastër.

Ai ka thënë se të gjitha akuzar kundrejt gjeneralit Lushtaku ishin të fabrikuara nga disa shqipfolës- dorë e zgjatur e Serbisë.

“Ne e kemi ditur që drejtësia do të triumfojë ndaj gjeneralit Sami Lushtaku dhe kryetarit të komunës. Ne e kemi ditë me kohë se është i pafajshëm, ato të gjitha aktakuza kanë qenë të fabrikume nga disa shqipfolës dorë e zgjatur e Serbisë, kështu që ne e urojmë gjeneralin që ëështë liruar nga burgu që ka fitu drejtësia dhe ka fitu lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. I urojë Lushtakut shëndet dhe punë të mbarë tash e tutje”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Vlen të kujtojmë faktin se i pari i Skënderajt ishte dënuar me 12 vite burg nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës.

Shpërndaje në: