Hajdari për reciprocitetin me Serbinë: Do të kemi kujdes, kur ta vendosim – ta vendosim mirë

Hajdari për reciprocitetin me Serbinë: Do të kemi kujdes, kur ta vendosim – ta vendosim mirë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, ka thënë se miratimi i Projektligjit për tregti me jashtë do të ndihmojë vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë. Por, kësaj radhe, ajo shtoi se do të jenë të kujdesshëm dhe se vendimi i tillë do të analizohet mirë për përgatitjen edhe të logjistikës.

Hajdari në debatin “Fol Hapur” të martën, tha se kanë filluar analizën për masat mbrojtëse nga importi nga Serbia.

“Ky ligj do të ndihmojë shumë në zbatimin e reciprocitetit dhe ndihem mirë që ky ligj është miratuar nga Qeveria dhe është leximi i dytë në Kuvend së shpejti. Pastaj, kemi Ligjin për masat mbrojtëse nga importi me të cilin jemi duke punuar. Shohim se aty kemi shumë importe sidomos nga Serbia, nëse është një shumë 40 për qind treg më shumë ne do të marrim masa. Pra, në bazë të dispozitave ligjore ne kemi filluar me analizën konditurike dhe janë edhe 11 produkte të tjera të cilat ne nuk do të ndëshkojmë kompaninë, por komplet eksporti nga Serbia do të ketë tarifën e cila vendoset sipas kuotës që do të kalkulojmë. Kjo ka afatin e gjatë me vite dhe nuk është një dokument reciprocitet një faqe, por një vendim me shumë vite që mbrojmë tregun tonë”, tha ajo./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: