Hajduk Split – Lokomotiva Zagrebit, golat shënohen vetëm nga shqiptarët (VIDEO)

Hajduk Split – Lokomotiva Zagrebit, golat shënohen vetëm nga shqiptarët (VIDEO)

Lajme të mira për përzgjedhësin e Kombëtares shqiptare Christian Panuccin. Shqiptarët nëpër botë po tregojnë rritje dhe vazhdimësi, ajo që italiani dëshironte të ndodhte përpara startit të eliminatoreve të Evropianit 2020.

Kështu, në Kroaci sfida mes Hajduk Splitit dhe Lokomotiv Zagrebit ka prodhuar tri gola kuqezi, në fitoren 2-1 për vendasit.

Për Hajdukun kanë realizuar Ardian Ismajli dhe Francesco Tahiraj (goli i dytë për sulmuesin e blerë nga Sllovenia). Për mbrojtësin ishte goli i parë sezonal.

Ndërkohë, barazimi i përkohshëm i shënuar nga Myrto Uzini, në rrjetën e tij të pestë këtë sezon në kampionat.

https://www.youtube.com/watch?v=TWq1HODC5-0

Shpërndaje në: