Haki Abazi ka një pyetje: A ndërtohet shteti me servilë e poçavra të ndyera?

Haki Abazi ka një pyetje: A ndërtohet shteti me servilë e poçavra të ndyera?

Haki Abazi deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status duke thënë se servilët i bien kujtdo dhe kurdoherë në gjunjë si dhe çdo pushteti dhe shpeshherë bëhen edhe pjesë e tij.

Kështu ka deklaruar Abazi përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka shtruar pyetjen se nëse shteti mund të ndërtohet me servilë.

Edhe pse nuk është e qartë se drejt kujt i hedh këto kritika deputeti i VV-së, ai me deklarimin e tij lë të kuptohet që i referohet edhe qeverisë së sotme, pasi që ai, Abazi pra, ka thënë se a duhet që ndryshimi të reduktohet në rehabilitimin e atyre që u kanë shërbyer sistemeve të kaluara, të cilat deputeti i quan si të korruptuara.

“Servilët janë poçavra të ndyera që i biejnë kujdo dhe kurdoherë në gjunjë e besa edhe i bëhen pjesë çdo pushteti. Pyetja është nëse me servilë e poçavra të ndyera mund të ndërtohet e zhvillohet shteti? A duhet ndryshimi të reduktohet në rehabilitim të atyre që i kanë shërbyer në një formë atij sistemi të korruptuar e kriminal që synohet të ndryshohet!?”, ka thënë Abazi.

Shpërndaje në: