Haki Abazi për Termocentralin ‘Kosova e Re’: Kemi hyrë rrugëve të rrezikshme pa bërë kalkulime
Nënshkrimi i marrëveshjes me kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e Re” që parasheh një investim prej 1.3 miliardë eurosh për ndërtimin e këtij termocentrali që do të prodhojë 500 megavat orë energji elektrike.
Por kjo ka ngjallur reagime tek një pjesë e partive politike dhe organizatat e shoqërisë civile të cilat kanë ngritur shqetësime për mungesë të transparencës dhe mundësisë për rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët.
Por për analisti politik, pjesë e Rokfeller Found, Haki Abazi, kjo marrëveshje është kundër interesit të qytetarëve dhe të vendit.
Këto komente, Abazi i bëri në emisionin “Euro Tribuna” me Menduh Abazin. Sipas tij, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, duhet të dal dhe të japë përgjegjësi për nënshkrimin e marrëveshjes me “Contour Global”.
“Ju kemi hy rrugëve të rrezikshme pa kalkulime. Duhet me qit analizën me pa çfarë projekti është ky. Çfarë teknologjie? Sa është kostoja e megavatit? Sa punëtorë ki me i shti në punë? Sa është rata e kthimit? Sa ka me i shtu qytetarit në fund? Krejt janë faktor të humbjes. Flitet për miliona euro, për dështime, për nënshkrime të pakonsultuara me ekspertë, e askush nuk skuqet për këtë punë. Lluka duhet me pranu se ka gabu. Hale jemi në mjegullinë, që Amerika duhet me ardh e me na zgjidh problemet”, ka thënë ai.
Tutje ai foli edhe për gjendjen e banorëve të fshatit Hade.
Kujtojmë se termocentrali i ri sipas qeverisë do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018 dhe do të jetë funksional nga viti 2023 ku në ndërtimin e tij do të përdoret teknologjia e fundit që do të mundësojë në zvogëlimin e gazrave dhe ruajtjen e mjedisit.



