Haki Abazi reagon pas rezultateve të Zgjedhjeve Lokale

Haki Abazi reagon pas rezultateve të Zgjedhjeve Lokale

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka bërë një reagim pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ në të gjitha komunat e Kosovës.

Abazi ka uruar fillimisht kandidatët e partisë së tij që korrën fitore në zgjedhjet e djeshme të balotazhit.

Sidoqoftë, ai ka uruar edhe kryetarët e zgjedhur të partive tjera.

“Uroj shumë që së paku keni me zgjidhë problemin e mbeturinave  dhe ajrit dhe që asfaltimi i rrugëve dhe betonimi qyteteve të mos jenë tregimi i vetëm i qeverisjes komunale!” – ka shkruar z. Abazi, përcjell Periskopi.

Reagimi i plotë:

Urime Albanit, Shpejtimit, Qemajlit dhe Kadriut për fitoren dhe gjithë votuesve të LVV në Kosovë e diasporë.

Ju priftë e mbara dhe suksese në realizimin e pritjeve të qytetarëve dhe vizionit tuaj për komunën.

Urime edhe gjithë kryetarëve nga partitë tjera. Uroj që 4 vitet e ardhshme të mos jenë përseritje e praktikave dhe modeleve që kemi parë deri sot, edhe katër vite janë shumë. Uroj shumë që së paku keni me zgjidhë problemin e mbeturinave  dhe ajrit dhe që asfaltimi i rrugëve dhe betonimi qyteteve të mos jenë tregimi i vetëm i qeverisjes komunale!

Punë të mbarë të gjithëve!

Shpërndaje në: