Haki Abazi: Vendi po mbetet në duart e Listës Serbe, bëhuni bashkë
Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi,përmes një statusi në Facebook, ka folur për atë se si duhet të formohet qeveria.
Ai ka thënë se qeverinë duhet ta formojë shumica shqiptare dhe vendi të mos mbetet në mëshirën e Listës Serbe, transmeton Periskopi.
“Shumica Shqiptare duhet te formoje qeverine dhe te mos e le vendin ne duart dhe meshiren e Lista Srpska. Kohes se kontrollit me instrumente politike nga Beogradi dhe diktaturave kapilare ju ke ardhur fundi. Qeveria uniteti nacional eshte forma e vetme per te luftuar krimin dhe korrupcionin dhe per te percaktuar agjende qe ofron prosperitet dhe zhvillim per te gjithe Shqiptaret shumice dhe grupet tjera etnike: Serbet, Boshnjaket, Turqet. Romet dhe kushdo tjeter qe punon dhe vepron permbrenda ligjit dhe kushtetutes”, ka shkruar Abazi.
Sipas tij, me diskriminimin pozitiv dhe kinse ne emer te mbrojtjes se nje pakice eshte sakrifikuar liria dhe dinjiteti i shumices qe me shume se 17 vite.
“Debati nuk eshte fetar as per kishat e as per Xhamiat por per fatin e qytetareve dhe funsionimin e jetes me kushte normale”, përfundon ai. /Periskopi/



