Halil Matoshi i kthen një përgjigje brilante Pecit të Vjosa Osmanit

Halil Matoshi Op-Ed

Nji përgjegje Fatonit, njeriut ngat Vjosës

Shkruan: Halil Matoshi

Zotni Faton, politika âsht art i të mundshmes, pra edhe forcë. Fuqi legaliste e 81 e legjislaturëve (forumi); Ramush Haradinaj në disa raste ka dëshmu se munet me i bâ tubë kaq dhe ma shumë të zgjedhun t’popullit! Kur e bâni ushtrinë psh. Kur kësi komisionarësh të BE-së thojshin: “Punë që s’bâhet”! Kur e bâni Trepçën të Kosovës, me ligj. që ajo zyra ku Zonja Osmani po fotografohet sot thojke: “Stop, nuk bâhet pa Beogradin!?” Kur e pavarësoi sistemin energjetik, njashtu… Për Ligjin e Prishtinës e Reformat shtetnore…

Faton, me taksën 100% ndaj Serbisë, Ramushi e delegjitimoi ndarjën e Atdheut tonë dhe e riktheu dialogun nga tavolina e Mogherinkes (ku në vend se për normalizim flitej për territore) tek populli i Kosovës! Faton, Ramushi me familje e ka pagu çmimin dhe dhimbjen supreme për Kosovën dhe me i thânë atij se nuk e paskësh dhimtën e Kosovës, duhet me qenë i vocerr dhe i ult! Faton, Kosova nuk ka fare President të zgjedhun, ka nji administruese të Përkohshme të Zyrës së Presidencës! Kaq.

Kurse tash po të drejtohem si mik: I dashtun Faton, mos merrni turr se hala jeni pa kulm mi kry (AAK âsht vërtetë parti e vogël por shpi e etablueme që nuk pikon shi e helm mbi tjerët por e mbronë Kosovën e 17 shkurtit, në kufijtë ekzistues) pa hamendje); Ju, nji kulm të Shtëpisë së vjetër sapo bâtë përpjekje me e çartë!? Tue metun nomad politik!? Ndërsa “shkathtësia” politike e u.d. të Presidentes (ushtruese detyre, edhe ashtu âsht term i gabuem!?) Vjosa Osmani, tue qenë vet e rreshtume me Albin Kurtin në “lëvizjen antiestabilishment” të ideueme nga Slavoj Žižek & Co pēr interesin e njifar bipolariteti, me e përkthy shqip i bjen: karshillak ndaj supërfuqisë së vetme, ShBA-së.

Pra, në vend se me u marrë me Ramush Haradinajn, kish me qenë mirë me tregu para publikut se I keni thirrë të gjitha degët e LDK (shefat e tyne) dhe për fatin Tuej të keq nuk keni marrë asnji përgjigje. Thjeshtë u kanë injoru! Ish pjesëtarët e familjës Suej politike!

 

Shpërndaje në: