Hamiti: Gabim strategjik i qeverisë nëse është pajtuar t’i hapë arkivat e UÇK’së

Hamiti: Gabim strategjik i qeverisë nëse është pajtuar t’i hapë arkivat e UÇK’së

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka vlerësuar si gabim strategjik vendimin për hapjen e arkivave të UÇK-së.

“Duhet ta dimë çka ka premtuar delegacioni i Kosovës sepse kemi deklaratën e Besnik Bislimit dhe një tjetri anëtar të këtij delegacioni. Nëse është e vërtetë që janë pajtuar për t’i hapur arkivat besoj që kanë gabuar sepse kjo çështje është diskutuar më herët në dy raunde të gjata të dialogut”.

“Pres që kryeministri Albin Kurti të thirret në interpelancë. Qeveria ka nevojë të shpjegojë edhe platformën e dialogut. Është gabim strategjik sepse i jep mundësi Serbisë për ta zvarritur dialogut dhe për të vend baraspeshë të asaj që ka ndodhur dhe që të dy palët të dalin fajtore”, është shprehur Hamiti, njofton Klan Kosova.

“Kosovarët kanë bërë rezistencë kundër Serbisë por ushtri të rregullt, paramilitarë dhe sistem të arkivave ka pasur Serbia dhe jo Kosova”.

Hamiti në Info Magazine ka thënë se qeveria aktuale nuk është dashur të kthehej tek tema e arkivave.

“Vitin e kaluar kjo temë është diskutuar në Bruksel. S’kanë pasur nevojë të kthehen në këtë temë”.

Shpërndaje në: