Hamza takon pronarët e kombibusëve: Në qeverisjen time nuk do u mungojë asnjëherë përkrahja

Hamza takon pronarët e kombibusëve: Në qeverisjen time nuk do u mungojë asnjëherë përkrahja

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza ëshë takuar me pronarët e kombibusëve, ku folën për një riorganizim më të mirë për ta dhe për qytetarët.

Ja postimi i plotë:

Me pronarët e kombibusëve në Mitrovicë biseduam për një riorganizim të përbashkët pas 17 tetorit, më të mirë për ta dhe më të rregullt për qytetarët. Me punën që çdo ditë e bëjnë, pronarët e kombibusëve i mbajnë mbi 70 familje mitrovicase. Ata i garantova se në qeverisjen time nuk do u mungojë asnjëherë përkrahja komunale. Së bashku, duke e gjetur modalitetin më të mirë dhe më funksional të operimit, ne do t’i legalizojmë linjat e transportit dhe me grante investive do t’i mbështesim për zhvillimin e bizneseve të tyre.
Mitrovica meriton më shumë dhe komuna në qeverisjen time do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

Shpërndaje në: